Vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Arabinë Saudite ka sjellë përfitime të drejpërdrejta për dy vendet, tha ambasadori i Kinës në Arabinë Saudite, Li Chengwen.
Ai i përgjithësoi këto me dy fjalë, "lartësi" dhe "realitet". Ai shpjegoi se vizita e kësaj here e presidentit kinez do të ngrejë marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik, ndërsa "realiteti" i referohet nënshkrimit të shumë marrëveshjeve gjatë vizitës së tij.
Sipas medieve saudite, investimet e SINO-së në Saudi Aramco, rafineria e naftës në Yanbu një investim 10 miliardë dollarë, ka hapur mbi 6 mijë vende pune. Përgjegjësi i palës kineze Li Xihong tha se ky është projekti më i madh kinez i invetimit në Arabinë Saudite si dhe projekti i parë në këtë sektor jashtë vendit. Rafineria ka një kapacitet vjetor prej 20 milionë tonësh me rreth 400 mijë fuçi në ditë, kryesisht për tregun europian dhe amerikan.(Vera)