PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhvillim të shpejt, bashkëpunimi Kinë-Iran në industrinë e automobilëve
2016-01-22 09:41:09 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkëpunimi ndërmjet kompanive automobilistike kineze dhe atyre iraniane është zhvilluar me shpejtësi gjatë viteve të fundit. Shumë kompani kineze makinash kanë rritur investimet dhe zgjeruar bizneset e tyre në Iran. Kompania Chery Automobile ka hyrë në tregun iranian 12 vjet më parë. Ajo ka themeluar kompaninë industriale të prodhimit të automjeteve Modiran, me prodhues kryesorë të automjeteve në Iran, Grupin industrial Khodro.

Menaxheri teknik i kompanisë së prodhimit të automjeteve Modiran, Hossein Karimzadeh, shprehet se ata kanë përfituar nga bashkëpunimi me Chery-in. "Makinat tona kanë një reputacion të mirë në tregun iranian dhe kanë cilësi më të lartë se shumë marka vendase. Arsyeja qëndron në frymën e ndërmarrjes së Chery-it, e cila ndjek përsosmërinë dhe ofron prodhimet më të mira për konsumatorët", është shprehur ai.


[foto nga ZhangZhiwen]

Parku industrial i automobilave Kinë-Iran, i financuar nga Chery do të përfundojë këtë vit.

Menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Modiran, Zhang Guiping, tha se parku do të marrë kompanitë iraniane dhe kineze të pjesëve të makinave, për të formuar një grup industrial.

"Këto kompani që kanë pjesë automobilistike mund të ofrojnë shërbime për kompanitë e makinave të vendit dhe ato kineze që kanë hyrë në tregun iranian. Unë mendoj se parku do të sjellë ndikime pozitive për të dy industritë kineze dhe iraniane," tha menaxheri.

Ai shtoi se parku do të katërfishojë kapacitetin e kompanisë në vitet e ardhshme dhe do të rrisë shitjet e saj në 100 mijë në vit.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China