PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina nxit BE-në t'i njohë sa më parë statusin e ekonomisë së tregut
2016-01-21 15:14:09 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 市场经济---shì chǎng jīng jì---Ekonomi tregu

Komisioni i Bashkimit Europian njoftoi se do të shtyjë publikimin e vlerësimit për t'i caktuar Kinës statusin e ekonomisë së tregut. Siç mësohet, pala europiane po zhvillon një vlerësim të gjithanshëm për ta paraqitur propozim zyrtar në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti për diskutim me vendet anëtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës, Shen Danyang, përshëndeti vlerësimet serioze të BE-së mbi këtë çështje, por gjithashtu e nxiti palën europiane të zbatojë rregullat e OBT-së për të ndërprerë hetimet anti-dumping që bëhen pasi Kina konsiderohet si "vend zëvendësues".

Për një kohë të gjatë, për shkak të statusit si "vend jo me ekonomi treg", Kina pëson humbje të mëdha nga zbatimi i masës si "vend zëvendësues" kur ajo hetohet për dumping.

Sipas rregullit "vend zëvendësues" i përcaktuar në protokollin e nënshkruar midis Kinës dhe OBT-së, gjatë hetimeve kundër dumpingut ose kundër subvencioneve në tregtinë ndërkombëtare, shkalla e dumpingut të mallrave nuk mund të përcaktohet sipas kostove reale të produkteve në Kinë, por vendoset sipas çmimeve të tyre në vendin e tretë me statusin e ekonomisë së tregut.

Po sipas protokollit, pas 15 vjet që kur Kina hyri në OBT, masa "vendi zëvendësues" duhet të ndërpritet, gjë që duhet të ndodhë më 11 dhjetor të këtij viti. Por, Komisioni Europian vendosi së fundi të zhvillojë një vlerësim të gjithanshëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Shen Denyang:

"Pavarësisht çfarë vlerësimesh apo mendimesh do të ngrihen nga Komisioni Europian, ne preokupohemi për thelbin e problemit që është sipas nenit të 15-të të protokollit të anëtarësimit të Kinës në OBT, vendet anëtare të kësaj organizate duhet të ndalojnë para 11 dhjetorit të vitit 2016 ta konsiderojnë Kinën si 'vend zëvendësues'. Ky është detyrim ndërkombëtar i OBT-së. Ne e nxisim BE-në të niset nga bashkëpunimi i tanishëm ekonomik tregtar kino-europian, të plotësojnë detyrimet ndërkombëtare dhe të marrë sa më parë masa për zbatimin në kohë të protokollit".

Fjala kyçe:ekonomi tregu 

Kur Komisioni Europian shtyu marrjen e vendimit për dhënien e statusit të ekonomisë së tregut Kinës, disa organizata profesionale europiane njoftuan "ndikimet negative" që heqja e zbatimit të "vendit zëvendësues" mund të ketë për zhvillimin ekonomik vendor.

Zëdhënësi Shen Danyang shprehu dëshirën që BE-ja t'i vlerësojë në mënyrë të gjithanshme dhe objektive këto opinione që përfaqësojnë vetëm interesat e disa sektorëve.

"Ne jemi të mendimit se këto opinione shfaqin vetëm interesat e disa sektorëve. Kurse, politikat gjithëpërfshirëse të palës europiane nuk mund të marrin vendime mbi bazën e tyre sepse një sistem tregtar shumëpalësh krijohet në bazë të rregullave. Çfarëdo lloj preteksti për moskryerjen e detyrimeve ndërkombëtare do ta dëmtojë këtë sistem," tha Shen.

Lidhur me mosmarrëveshjet e viteve të fundit në tregtinë çelikut, Shen vuri në dukje se Kina propozon zgjidhjen e mosmarrëveshjes nëpërmjet konsultimeve.

"Duhet ta vëmë theksin tek mbiprodhimi, një problem i përbashkët i shumë vendeve në kuadrin e globalizimit ekonomik. Rigjallërimi i dobët i ekonomisë botërore dhe kërkesat e pamjaftueshme shkaktojnë bashkërisht uljen e çmimit të lëndëve të para dhe produkteve industriale në tregun botëror. Kjo është arsyeja thelbësore e mbiprodhimit global. Para vështirësive, proteksionizmi tregtar nuk mund të ndihmojë në përmirësimin e mjedisit në treg, por do të lëndojë tregtisë ndërkombëtare. Një gjë që duhet të qartësohet është se Kina nuk e inkurajon eksportimin e çelikut. Përkundrazi, qeveria kineze e ndjek me vëmendje të lartë ndryshimin e strukturës prodhuese ekonomike dhe të konsumit të produkteve të tepërta," theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, Shen Danyang.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China