President Xi Jinping thotë se Kina inkurajon dhe mbështet kompanitë e kualifikuara për të marrë pjesë në projektet e mëdha të Egjiptit.
Deklarata e tij u bë ndërsa takoi kryeministrin egjiptian Sherif Ismail në Kajro, në nisje të vizitës së tij shtetërore në këtë vend.
Xi Jinping thotë se Kina është e gatshme për të forcuar bashkëpunimin me Egjiptin në fushën e ndërtimit të infrastrukturës dhe vazhdimin e zhvillimit të përbashkët të kapacitetit industrial.
Nga ana e tij, kryeministri egjiptian Sherif Ismail, tha se vendi i tij do të luajnë një rol aktiv bashkëpunues brenda nismës 'Brezi dhe Rruga'.
Të dy udhëheqësit vizituan gjithashtu dhe Ekspozitën e Shkencës dhe të Teknologjisë së Kinës.
Presidenti Xi Jinping takoi gjithashtu edhe 10 personalitete të nderuara me Çmimin e Miqësisë Kinë – Egjipt, për kontributin e tyre për nxitjen e miqësisë midis dy vendeve, përfshirë edhe ish-sekretarin e përgjigjëm të OKB-së Boutros Boutros-Ghali. (Leftion Peristeri)