Presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti të mërkurën në Kajro të Egjiptit, duke filluar vizitën e tij zyrtare në këtë vend.
Z. Xi vuri në dukje se Kina dhe Egjipti janë vende me kulturë të lashtë dhe të dy popujt kanë një miqësi të gjatë. Egjipti është vendi i parë arab e afrikan që ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën. Gjatë vizitës së presidentit egjipian Abdel Fatah al-Sisi në dhjetor 2014 në Kinë, të dyja palët vendosën t'i ngrenë marrëdhëniet dypalëshe në marrëdhënie të partneritetit të gjithanshëm strategjik, duke krijuar një hapësirë më të gjerë bashkëpunimi në çdo fushë. Zhvillimi i marrëdhënieve kino-egjipiane po bëhet mbi bazën e shikimit të së kaluarës dhe vizionit të së arshmes, vuri në dukje presidenti Xi. Ai shprehu shpresën se do të shkëmbejë thellësisht mendime me udhëheqësit egjiptianë mbi probleme me interes për të dy palët, për të bërë një planifikim afatgjatë lidhur me zhvillimin e marrëdhëneve dypalëshe dhe për të krijuar një gjendje të re në marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik kino-egjiptian.
Kreu i shtetit kinez arriti në Kajro pas përfundimit të vizitës në Arabinë Saudite. Egjipti është ndalesa e dytë e turneut të z. Xi Jinping në Lindjen e Mesme. Më pas ai do të vizitojë edhe Iranin. (Fang Xiaoyu)