Të dhënat zyrtare tregojnë se prodhimi vjetor i çelikut të papërpunuar në Kinë shënoi një rënie vjetore prej 2.3 për qind në vit me rreth 800 milionë tonësh në vitin 2015.
Kjo është rënia e parë në dy dekadat e fundit, ndërkohë që industria po lufton me mbiprodhim të vazhdueshëm.
Mbiprodhimi industrial në sektorë si çeliku dhe çimentoja është kthyer në një problem të madh për ekonominë.
Qeveria kineze ka ndaluar ndërtimin e fabrikave të reja të prodhimit të çelikut, çimentos dhe aluminit elektrolitik për ta zgjidhur problemin.
Kompania Fitch Ratings parashikon se kapaciteti i prodhimit të çelikut të Kinës ka gjasa të arrijë kulmin në vitin 2016, ndërkohë kapaciteti i eliminuar do t'ia lerë vendin gradualisht kapaciteteve të rinj. (Leftion Peristeri)