Kina dhe Arabia Saudite ranë dakord të themelojnë marrëdhënie të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik në fushën e kapacitetit industrial.
Marrëveshja u arrit gjatë takimit të presidentit kinez Xi Jinping dhe mbretit saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud në Riad.
Xi Jinping tha se kjo marrëveshje do të thellojë besimin strategjik reciprok dhe do të lehtësojë përfitimin nga ndarja e interesave të përbashkët në skenën rajonale dhe ndërkombëtare.
Korrespodenti i CRI-së, Ding Ning, që po mbulon takimin sjell më shumë hollësi.
"Gjatë takimit të dy vendet ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin nën kornizën e nismës "Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit" dhe "Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të." Bashkëpunimi dypalësh do të shtrihet në fusha të ndryshme, duke përfshirë ndërtimin e hekurudhave dhe stacioneve elektrike, si dhe përdorimit paqësor të energjisë elektrike. Të dy palët ranë dakord të ndërtojnë një bashkëpunim strategjik afatgjatë në fushën e energjisë."
Arabia Saudite është ndalesa e parë e turneut trevendëshe e presidentit kinez në Lindjen e Mesme. Ai u nderua aty nga Mbreti Abdulaziz, me dekoratën më të lartë të Arabisë Saudite.
Arabia Saudite është partneri më i madh tregtar i Kinës në Azinë Perëndimore dhe në Afrikë, ndërkohë një të gjashtën e naftës së papërpunuar Kina e importon nga mbretëria.
Kina është gjithashtu edhe partneri më i madh tregtar i Arabisë Saudite. Vëllimi tregtar është rritur me 230 herë që nga viti 1990, kur të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike. (Leftion Peristeri)