Para vizitës së tij shtetërore në Egjipt, të martën në një gazetë vendëse u botua artikulli i presidentit të Kinës Xi Jinping me titull " Miqësia kino-arabe të rrjedhë si Nili!".
Ndër të tjera në artikull Xi shkruan se vizita e tij në Egjipt do t'i shërbejë forcimit të miqësisë dypalëshe dhe gjatë saj do të diskutojë për çeshtjet e zhvillimit me miqtë egjiptianë dhe arabë. Kreu i shtetit i Kinës, duke iu referuar dy takimeve të tij me presidentin e Egjiptit në dy vitet e fundit, nënvizon se marrëveshja për ngritjen në nivel partneriteti të gjithanshëm strategjik të marrëdhënieve dypalëshe, ka ecur shpejt.
Xi thekson se Kina dhe Egjipti po bashkëpunojnë dhe kanë një mision të përbashkët për mbrojtjen e interesave të vendeve në zhvillim.
Presidenti Xi shkruan në artikull se Kina do të vazhdojë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike afatgjata me Egjiptin. (Eda Merepeza)