Me ftesë të mbretit të Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al Saud, të presidentit egjiptian Abdel Fatah al Sisi dhe të homologut iranian Hasan Ruhani, të martën paradite, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping nisi turin e vizitave shtetërore në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Iran.
Presidenti Xi shoqërohet nga shefi i Zyrës Qendrore të Studimeve Politike Wang Huning, shefi i Zyrës së KQ të PKK-së Li Zhanshu, anëtari i Këshillit të Shtetit Yang Jiechi etj. (Fani/Eda Merepeza)