PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti Xi vlerëson miqësinë Kinë – A. Saudite para vizitës
2016-01-19 09:30:53 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti Xi Jinping bëri thirrje që Kina dhe Arabia Saudite të jenë "partnerë të mirë" dhe ndajnë "zhvillimin e përbashkët." Thirrja e tij u bë në një artikull të publikuar nga e përditshmja saudite Al Riyadh.

Xi Jinping vlerëson zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Arabisë Saudite, duke nënvizuar zhvillimin e shpejtë të bashkëpunimit ekonomik.

Abdurakhman Morshed, një komentator politik, thotë se e ardhmja e bashkëpunimit ekonomik është e ndritur.

"Tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Arabisë Saudite gjatë 12 vjetëve të fundit kapi një vlerë prej mbi 1.7 trilionë riyals. Është një rezultat mahnitës dhe të dy vendet duhet të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në vitet në vazhdim."

Në artikullin e tij, presidenti Xi shkruan se mezi pret që të punojnë me udhëheqësit e Arabisë Saudite për t'i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri me qëllim përfitimin e të dy popujve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China