PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vizita e presidentit Xi, theksi te paqja në Lindjen e Mesme
2016-01-18 18:42:23 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jingping do të vizitojë Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Iranin nga datat 19 deri më 24 janar. Sipas zëvendësministrit të Jashtëm të Kinës Zhang Ming, kjo vizitë do të theksojë rolin konstruktiv të Kinës në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme. Duke folur të hënën në një konferencë për shtyp, Zhang u shpreh: "Presidenti Xi do të diskutojë me liderët e tre vendeve mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, për të çuar përpara së bashku paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në botë."

Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Xi do të diskutojë me mbretin saudit Selman bin Abdulaziz Al Saud për ngritjen e lidhjeve të ndërsjella në nivelin e partneritetit të gjithanshëm strategjik. Z. Xi do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Abdul Latif Bin Rashid Al Zayani dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik Iyad Amin Madani.

Gjatë vizitës në Egjipt, presidenti kinez Xi Jinping do të mbajë një fjalim në selinë e Lidhjes Arabe, ku do të shtjellojë politikat dhe propozimet e Kinës për nxitjen e paqes dhe të zhvillimit në Lindjen e Mesme.

Gjatë vizitës në Iran, kreu i shtetit kinez do të takohet me homologun e vet iranian Hassan Rouhani. Numri dy i diplomacisë kineze Zhang Ming vuri në dukje se marrëdhëniet kino-iraniane ndodhen para mundësive të mëdha, pas shtimit të ndjeshëm të ndërveprimit mes Iranit dhe bashkësisë ndërkombëtare që nga nënshkrimi vjet i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për çështjen bërthamore iraniane.

"Pala kineze ka mbajtur komunikim të plotë me vendet e Lindjes së Mesme përmes kanaleve të ndryshme, në përpjekje për të zbutur tensionet rajonale," tha Zhang.

Ai theksoi se Kina i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur të gjitha palët lidhur me çështjet delikate në Lindjen e Mesme, për të zgjidhur konfliktet dhe mosmarrëveshjet përmes dialogut.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China