PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vizita e presidentit kinez në A. Saudite do t'i çojë lidhjet dypalëshe në nivel të ri
2016-01-18 10:09:20 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping do të fillojë të martën vizitën zyrtare në tre vende të Lindjes së Mesme: Arabinë Saudite, Egjipt dhe Iran. Ambasadori i Kinës në Arabinë Saudite Li Chengwen u shpreh se kjo është vizita e parë e një lideri kinez në Arabinë Saudite pas marrjes së fronit nga mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud. Njëkohësisht, Arabia Saudite është vendi i parë i Lindjes së Mesme që viziton z. Xi si president.

Ambasadori Li theksoi se kjo vizitë synon ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe të partneritetit strategjik në një nivel të ri:

 "Arabia Saudite ndodhet në pikën e takimit të Brezit të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të dhe njëkohësisht, është një nga vendet themeluese të Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore. Në sajë të këtyre kushteve të favorshme, besoj se marrëdhëniet kino-saudite do të jenë më dinamike, më të forta e më të qëndrueshme dhe do të luajnë një rol më pozitiv në çështjet ndërkombëtare e rajonale."

Kohët e fundit, Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Opinioni publik saudit pret që vizita e presidentit Xi Jinping të nxitë zbutjen e tensionit midis dy vendeve. Lidhur me këtë, ambasadori kinez tha:

"Kina është plotësisht e gatshme të bëjë përpjekje konkrete në ndihmë të paqes, zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit dhe kjo vizitë me siguri do ta nxitë realizimin e këtij objektivi." (Wang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China