Ambasadori i Kinës në Egjipt Song Aiguo tha të dielën gjatë një interviste për Radion e Jashtme të Kinës se bashkëpunimi miqësor kino-egjiptian po zhvillohet me ritëm të shpejtë. Ai nënvizoi se vizita e presidentit Xi Jinping do të forcojë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat politike, ekonomike, kulturore, arsimore, turistike etj. Song shtoi se kjo vizitë do të sjellë energji të re në bashkëpunimin miqësor dypalësh si dhe do të nxisë partneritetin stategjik kino-egjipian.
Në kuadrin e nismës "Një brez, një rrugë" të Kinës dhe shpejtimit të zhvillimit të "Kanalit të ri të Suezit" të Egjiptit, dy vendet kanë rënë dakord për një strategji zhvillimi.
Nga njëra anë, Egjipti është i gatshëm të nxisë industrializimin, dhe nga ana tjetër, Kina po zbaton përshtatjen strukturore dhe transformim e përmirësimin industrial, fusha që do të nxisin bashkëpunimin tregtaro-ekonomik mes dy vendeve.
Sipas "Dokumentit për politikat e Kinës ndaj shteteve arabe", palët do të zhvillojnë bashkëpunim mbi ndërtimin e infrastrukturës dhe do të krijojnë një klimë më të mirë investimesh, gjithashtu do të forcojnë bashkëpunimin në risitë teknologjike, për të thelluar bashkëpunimin shumëpalësh. (Fang Xiaoyu)