Ministria e Brendshëm e Maqedonisë deklaroi të enjten se në 24 orët e fundit janë pajisur me vërtetime 1,600 emigrantë.
Nga këto, 692 azilkërkues janë burra, 361 gra dhe 547 fëmijë. Emigrantët janë kryesisht nga Siria (929), Afganistani (432) dhe Iraku (239).
Sipas Ministrisë, një total prej 24,118 emigrantësh u pajisën me dokumente tranziti që prej fillimit të vitit.
Numri i emigrantëve që vijnë nga Greqia në një pikë të përkohshme tranziti në Gevgelija është ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, deklaruan autoritetet. (Albana)