Policia turke ka kapur 4 të dyshuar të tjerë që mendohet se kanë lidhje me shpërthimin e së martës në lagjen historike të Stambollit.
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se janë identifikuar persona që kanë lidhje me ISIS:
"Katër të dyshuarit e shpërthimit janë kapur. Pasi u identifikua kamikazi, u zbuluan dhe hollësira mbi mënyrën e hyrjes në Turqi dhe lidhjeve të tij."
Origjina e të identifikuarit që shkaktoi sulmin ishte nga Siria. Ai hyri në Turqi pa u zbuluar pasi nuk ishte në asnjë nga listat e zeza të autoriteteve turke.
10 turistë humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të së martës në lagjen e njohur në zonën qendrore të Stambollit "Sultanahmet", ku ndodhet edhe "Xhamia Blu". (Albana)