Sipas një dokumenti të ri, Kina është e gatshme të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me vendet arabe kundër terrorizmit, me synim krijimin e një bashkëpunimi afatgjatë në fushën e sigurisë.
Sipas dokumentit, Kina është e gatshme të forcojë dialogun dhe shkëmbimin e informacionit si dhe të zhvillojë trajnimin e personelit, për të luftuar së bashku kërcënimet rajonale dhe terrorizmin ndërkombëtar.
Ky është dokumenti i pari i këtij lloji i lëshuar nga qeveria kineze, ku theksohet gjithashtu forcimi i bashkëpunimit edhe në politikë, tregti e investime, zhvillim shoqëror, kulturë dhe shkëmbime mes popujve. (Albana)