Marina amerikane deklaroi të mërkurën se 10 marinarët amerikanë u liruan nga Irani, të cilët u kapën më parë në ujërat territoriale.
SHBA-ja pritet të hetojë arsyet pse marinarët u ndodhën në ujërat e Iranit. Në deklaratë nuk thuhet se si u kapën marinarët nga Irani.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter falenderoi Iranin për zgjidhjen e këtij problemi në kohë rekord.
Pas lirimit të marinarëve, mediet raportuan se SHBA-ja i kishte kërkuar falje Iranit për hyrjen në ujërat e tij, por kjo gjë u mohua nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.