Irani po kërkon zbutjen e tensionit në rajon, duke përfshirë mosmarrëveshjet me Arabinë Saudite, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Hussein Jaber Ansari gjatë një interviste të dielën për agjencinë zyrtare të Iranit IRNA.
Arabia Saudite ka zbatuar politikën e përballjes me aktualitetin rajonal dhe kërkon përshkallëzimin e tensioneve dhe armiqësinë me Iranin, tha Jaber Ansari.
Ai shtoi se Irani i njeh zhvillimet në rajon dhe bashkohet me ata që synojnë zbutjen e tensioneve.
Duke folur për disa vende arabe që kanë ndërprerë apo pakësuar marrëdhëniet diplomatike me Iranin, zëdhënësi i diplomacisë iraniane tha se ato po përpiqen të zgjidhin problemet e tyre ekonomike me naftën dhe dollarët e sauditëve, ose ndajnë të njejtat interesat politike me Riadin.
(Wang Lei/Eda Merepeza)