PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kosovë, 24 të arrestuar gjatë protestës masive
2016-01-10 11:00:50 CRI Komenti juaj Printoni

Prishtina u përfshi të shtunën në protestë masive e cila pasoi në konflikt midis protestuesve dhe policisë, ku u plagosën 14 persona, duke përfshirë 10 policë dhe 2 gazetarë, ndërkohë u arrestuan 25 protestues.

Kjo ishte një nga protestat me përmasa më të mëdha në Prishtinë vitet e fundit, e nisur nga fraksioni opozitar i Kosovës, i cili i kërkon pozitës të heqë dorë nga pushteti dhe të anullojë dy marrëveshjet me qeverinë serbe dhe malazeze. Sipas Policisë së Kosovës, rreth 8 mijë banorë morën pjesë në protestë.

UNMIK-u shprehu shqetësim për protestën e dhunshme dhe i bëri thirrje opozitës të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë demokratike.

Me nxitjen e BE-së, autoritetet e Kosovës nënshkruan në gusht të vitit të kaluar një marrëveshje me qeverinë serbe, për të lejuar 10 qytete të Kosovës, kryesisht të bauara nga serb, të formojnë aleancën e tyre, së cilës do t'i jepet autonomi në një farë mënyre nga autoritetet kosovare dhe do t'i lejohet të marrin ndihmë nga Serbia. Kosova arriti edhe një marrëveshje me Malin e Zi mbi përcaktimin e kufirit.

Partia opozitare kërkon anullimin e dy marrëveshjeve pasi ka shprehur kundërshtimin e saj disa herë në mbledhjet parlamentare, madje ka sabotuar mbledhjen duke hedhur bombë lotsjellëse. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China