Totali i depozitave në sistemin bankar të Shqipërisë u rrit në 974 miliardë lekë (7.7 miliardë dollarë amerikanë), deri në fund të nëntorit, sipas raportit të lëshuar të premten nga Banka e Shqipërisë.
Depozitat e individëve dhe bizneseve janë rritur me 2 miliardë lekë (1.6 milionë dollarë), është rritur me 2.5 për qind nga muaji i kaluar në terma vjetorë.
Ndërsa depozitat me afat në valutë të huaj janë rritur me 3.5 miliardë lekë (2.8 milionë dollarë), bëhet e ditur në raport.
Ekspertët vunë në dukje se rritja e depozitave në euro mund t'i atribuohet një kredie prej 150 milion eurosh, të marra nga qeveria shqiptare nëpërmjet emetimit të bonove pesë-vjeçare, në tregjet financiare ndërkombëtare.(Raela)