Treguesi i Çmimeve të Konsumit në Shqipëri në dhjetor 2015 pati një rritje 119.3 % kundrejt muajit dhjetor 2007, sipas një raporti të INSTAT-it të publikuar të premten.
Në muajin dhjetor 2015 ndryshimi vjetor i Treguesit të Çmimeve të Konsumit ishte 2 %, nga 0.7 % që ishte një vit më parë.
Rritja vjetore në dhjetorin e vjetshëm është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike", që ka pasur një rritje me 2 pikë përqindje; grupi "Pije alkoolike dhe duhan", me +0.12 pikë përqindje dhe grupit "Shërbimi arsimor" me +0.07 pikë përqindjeje.
Krahasuar me dhjetorin e vitit 2014, rritjen më të madhe të çmimeve e ka pasur grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 5.1 %, "Shërbimi arsimor" me 4.8 % dhe "Pije alkoolike dhe duhan" 3.3 %.
Ndërkohë, në krahasim me muajin nëntor 2015, rritjen më të madhe mujore e ka pasur grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" me 1.3 %, ndërkohë që çmimi i naftës diezel ra 1.6 % dhe ai i benzinës 1.2 %. (Artan Goga)