Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimeve të situatës së krijuar në vend si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, u ndal të enjten në Shijak, ku shtëpitë janë ende nën pushtetin e ujit.
Rama u tha banorëve se krahas dëmshpërblimit që iu bë familjeve të prekura nga përmbytjet e shkuara, janë rritur edhe investimet në infrastrukturë për t'i parandaluar dhe minimizuar ato.Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrat Blendi Klosi e Saimir Tahiri, si dhe nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako dhe ai i Shijakut, Ardian Kokoma.(ATSH)