Qindra familje janë evakuuar në pjesën perëndimore të Shqipërisë pas çarjes së argjinaturës së Lumit Shkumbin dhe reshjeve të dendura të shiut, raportuan të enjten mediet lokale.
Uji mbuloi mijëra hektarë tokë pas shirave në zonë. Përmbytjet shkatërruan shtëpitë, rrugët dhe prekën bagëtinë, raportoi "Albanian Daily News".
Kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi Sukthin, ku forcat e sigurisë kanë evakuuar mbi 80 familje.
Rama i siguroi banorët e zonës se mbështetja nga strukturat shtetërore do të jetë në nivelin maksimal. Ai u kërkoi atyre të sigurojnë banesën dhe biznesin.
Ushtria bëri të ditur se është në gjendje gatishmërie për evakuuimin dhe shpëtimin e banorëve të prekur.