PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Juani kinez vazhdon të zhvlerësohet
2016-01-06 09:36:51 CRI Komenti juaj Printoni

Juani kinez po vazhdon të dobësohet kundrejt dollarit amerikan, duke humbur edhe 137 pikë të tjera bazë të martën. Tani 1 dollar këmbehet me 6.517 juanë, vlera më e ulët për monedhën kineze në më shumë se katër vjet.

Kryeekonomistja e Institutit të Studimit të Investimeve në Tregun Valutor të Kinës, Tan Yaling, thotë se arsyeja e zhvlerësimit të juanit është paniku i tregut në fund të vitit 2015:

"Rënia është vazhdim i zhvlerësimit në fund të vitit të kaluar, kur vlera mesatare e këmbimit të juanit kundrejt dollarit ra 11 herë me radhë. Faktorët e tjerë përfshijnë rregullat e reja për tregtimin nga bankat e huaja, si dhe pjesëmarrjen e bankave qendrore të huaja në tregtimin e juanit. Meqë autoritetet kineze mbështeten në tregun e brendshëm për të vendosur përqindjen e këmbimit, tregu i juanit jashtë bëhet shumë më tepër spekulativ. "

Tan Yaling mendon se paniku i tregut e ka ekzagjeruar paqëndrueshmërinë e juanit. Sipas saj, zhvlerësimi i juanit mund ta ndihmojë ekonominë kineze, pasi mund të rregullojë dinamikat e tregut të kapitaleve dhe të nxisë fillimin e bizneseve.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China