PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bursat ndërkombëtare shënojnë rënie në ditën e parë të hapjes në 2016
2016-01-05 10:11:00 CRI Komenti juaj Printoni

Në ditën e parë të hapjes për këtë vit, të martën bursat ndërkombëtare shënuan rënie, ndërsa treguesi i vlerës së përgjithshme të aksioneve në bursën kineze ra me 7%, duke shkaktuar sistemin "circuit breakers".

4 janari është dita e parë e zbatimit të sistemit "circuit breakers" në tregun kinez të aksioneve, ku bursa e Shangait shënoi një rënie prej 6.9% , ndërsa ajo e Shengzhenit prej 8.2%. Kjo është rënia më e madhe e bursës në ditët e para të vitit të ri. Mësohet se dhe bursat e tjera aziatike dhe europiane kanë shënuar rënie, ndërsa bursa amerikane ra me 450 pikë, duke shënuar nivelin më të ulët qysh nga viti 1942.

Analisët janë të mendimit se gjendja e tensionuar në Lindjen e Mesme ka ndikuar besimin e investitorëve. Pjesë e kësaj situate është dhe ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin nga Arabia Saudite, Bahreini, Sudani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. (Xu Guang/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China