PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sondazhi: Një në tre maqedonas, optimist për 2016-n
2016-01-05 09:27:21 CRI Komenti juaj Printoni

34 për qind e maqedonasve shpresojnë se viti 2016 do të jetë më i mirë se viti 2015, ndërsa 25 për qind janë optimistë se 2016-a do të jetë një vit lulëzimi ekonomik, sipas një sondazhi të agjencisë maqedonase të kërkimeve BRIMA të publikuar të hënën.

Sondazhi, i zhvilluar në nëntor me 1 209 veta, tregon se 55 për qind e maqedonasve ishin të lumtur në 2015-n, megjithatë, optimizmi për ekonominë dhe lumturia ishin në përqindje më të vogla se mesatarja globale.

Treguesi i lumturisë në Maqedoni është 40 për qind, 16 për qind më i ulët se mesatarja globale. Ndërkohë, ky tregues është 48 për qind në Slloveni, 43 për qind në Serbi dhe 41 për qind në Bosnjë-Hercegovinë. Treguesi ulet ndjeshëm kur është fjala për Bullgarinë, rreth 30 për qind, dhe veçanërisht në Greqi, ku është vetëm 9 për qind.

Lidhur me pyetjen nëse viti 2016 do të jetë më i mirë se 2015-a, 34 për qind e të pyeturve në Maqedoni shpresojnë se 2016-a do të jetë një vit më i mirë, 25 për qind mendojnë se do të jetë më keq, 36 u shprehën se do të jetë njëlloj, ndërsa 5 për qind nuk u përgjigjën. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China