Forcat detare kineze e pakistaneze do të zhvillojnë manovra të përbashkëta. Të hënën, një formacion anijesh i forcave detare të Pakistanit arriti në Shangai për një vizitë miqësore 7 ditore. Gjatë kësaj periudhe forcat detare të Kinës dhe të Pakistanit do të zhvillojnë në Detin e Kinës Lindore manovra të përbashkëta. Formacioni i anijeve pakistaneze prej 591 trupash përfshin 77 oficerë dhe 514 ushtarë. (Fani/Eda Merepeza)