Kohët e fundit, u nënshkrua një marrëveshje për ndërtimin e sistemit kabllor transatlantik mes Kamerunit dhe Brazilit. Sipas marrëveshjes, investimet do të bëhen nga kompania kamerunase CAMTEL dhe China Unicom, ndërsa ndërtimi do të bëhet nga kompania "Huawei Marine Networks".
Sistemi kabllor do të lidhë qytetin Kribi të Kamerunit me Fortaleza-n e Brazilit. Gjatësia totale e tij do të jetë rreth 6000 km. Fondi për këtë projekt është rreth 200 milionë dollarë amerikanë dhe ndërtimi parashikohet të përfundojë në fuind të vitit 2017.
Ndërtimi i këtij sistemi në shtratin detar nga kompania kineze Huawei Marine shënon herën e parë që ndërmarrjet e vendeve në zhvillim futen në një fushë të zotëruar nga vendet e zhvilluara.
Aktualisht, lidhja mes Afrikës dhe Amerikës Latine realizohet me satelit ose kabllo detare nëpërmjet SHBA-së dhe Europës, por shpeshherë ka defekte. Pas ndërtimit të sistemit të ri kabllor, vendet afrikane dhe ato amerikanojugore do të lidhen drejtpërdrejt mes tyre. Kostoja do të ulet ndjeshëm dhe do të garantohet siguria e rrjetit. (Jiang Lei)