Në fjalimin e mbajtur me rastin e Krishtlindjes, presidenti çek Milosz Zeman u shpreh se Çekia po përballet me një dyndje të organizuar të refugjatëve. Ai theksoi se të rinjtë e vendeve në konflikt duhet të luftojnë kundër Shtetit Islamik, pasi braktisja e atdheut prej tyre e fuqizon këtë organizatë terroriste. Presidenti Zeman është shprehur disa herë kundër valës së refugjatëve, duke theksuar se të ardhurit nga vendet myslimane nuk do të respektojnë ligjin çek dhe se ata po përdorin fëmijët si mjet për hyrjen në Evropë.
Këtë vit, numri i refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut që kanë hyrë në Evropë ka kaluar 1 milion. Sipas një ankete të fundit, rreth 70% e çekëve kundërshtojnë pranimin e refugjatëve, si dhe janë kundër planit të BE-së për shpërndarjen e refugjatëve. (Fani/Eda Merepeza)