Një total prej 79 zyrtarësh, përfshi një ish-ministër, u arrestua në Serbi për korrupsion.
Ministri i Brendshëm serb Nebojsa Stefanovic i ka quajtuar arrestimet si historike dhe hetimet më të mëdha anti-korrupsion në vend pas shumë dekadash.
"Ky veprim u ndërmor për të ndaluar korrupsionin dhe krimin financiar, sidomos brenda qeverisë. Të arrestuarit janë akuzuar pasi qysh prej vitit 2004 e deri më sot, ata kanë kryer krime si pastrim parash, falsifikim dokumentesh, lëshim dokumentesh falso, mitmarrje, shpërdorim të fondeve publike etj."
Përveç arrestimit të një ish-ministri, janë arrestuar gjithashtu dhe drejtues të kompanive shtetërore dhe bashkiakë për përvetësimin e shumës prej 70 milionë dollarësh amerikanë.