I dërguari i OKB-së në Siri Staffan de Mistura ka caktuar 25 janarin si ditën për nisjen e bisedimeve të paqes për Sirinë, që do të mbahen në Gjenevë.
Ai shpreson se bisedimet e kësaj here në Gjenevë do të përfshijnë " spektrin më të gjerë të mundshëm të opozitës siriane dhe të të tjerëve."
Gjatë muajve të kaluar janë mbajtur një serë takimesh ndërkombëtare për gjendjen në Siri.
Data 25 janar për bisedime vjen një javë pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit të një rezolute që mbështet planin ndërkombëtar për një tranzicion politik të udhëhequr nga sirianët. (Albana)