Një grua humbi jetën dhe një tjetër u plagos nga një shpërthim në aeroportin ndërkombëtar "Sabiha Gokcen" të Stambollit të mërkurën, njoftoi media turke.
Shpërthimi ndodhi në zonën e parkimit të avionëve në 2 të mëngjesit sipas orës lokale.
Gjatë shpërthimit, të dy gratë, punonjëse pastrimi, ishin pranë një avioni të "Turkish Pegasus Airlines" dhe u dërguan menjëherë në spital.
"Nuk kishte udhëtarë në aeroplan," bëri të ditur "Turkish Pegasus Airlines" në një deklaratë.
Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë, ndërsa disa dëshmitarë thanë se dëgjuan tre shpërthime të njëpasnjëshme.
Në aeroport janë vendosur tashmë masa të rrepta sigurie, ndërkohë që ka filluar hetimi për ngjarjen.