PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia forcon sanksionet tregtare ndaj Ukrainës
2015-12-23 10:19:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Rusisë Dmidri Medvedev nënshkroi kohët e fundit një dekret, përmes së cilit, duke nisur që prej 1 janarit 2016, Rusia do të vendosë një tarifë doganore për mallrat e importuara nga Ukraina dhe do të anulojë të gjitha lehtësirat doganore. Bëhet e ditur se edhe presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur përmes një dekreti largimin e Ukrainës nga Zona e Tregtisë së Lirë, duke pezulluar marrëveshjen. Edhe ky dekret pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2016.

Rusia forcoi më tej masat e kundërsankioneve ndaj Ukrainës për të përballuar Zonën e Tregtisë së Gjithanshme të Lirë midis Ukrainës dhe BE-së, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2016. Rusia beson se pranimi i Ukrainës në mekanizmin e tregtisë së lirë të BE-së ka mundësi ta shndërrojë atë në derën e prapme për eksportimin e mallrave të lira ndaj Rusisë, prandaj Rusia duhet të shtojë barrierat tregtare ndaj Ukrainës.

Gjatë një interviste për mediet vendore, ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavlo Klimkin tha se vendimi i Rusisë për ndërprerjen e marrëveshjes së Zonës së Tregtisë së Lirë me Ukrainën, të arritur në kornizën e Bashkësisë së Vendeve të Pavarura, shkel normat ndërkombëtare, d.m.th. Konventën e Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve, prandaj ky vendim nuk ka mundësi të zbatohet nga ana ligjore. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China