PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusisë kërkon vazhdimin e bisedimeve me BE-në dhe Ukrainën
2015-12-23 09:32:52 CRI Komenti juaj Printoni

Raundi i fundit i bisedimeve midis Rusisë, Bashkimit Europian dhe Ukrainës nuk prodhoi ndonjë rezultat.

Komisionerja e Tregtisë e BE-së Cecilia Malmstrom, tha në një deklaratë se ishte habitur nga dekreti i presidentit rus Vladimir Putin, për të ndërpretë të gjitha detyrimet e Rusisë ndaj Ukrainës.

Deklarata thotë se këto masa shkojnë përtej frymës së takimit të Brukselit. Megjithatë presidenti Putin fajësoi Bashkimin Europian.

"Kur nëgociatorët tanë bënë një pyetje të drejtpërdrejtë, se çfarë bënë partnerët tanë? Kreu i delegacionit europian tha 'Loja Mbaroi,' u ngrit dhe u largua. Loja mbaroi dhe ata u larguan. Ndërsa sot (e martë) ata (BE-ja) nxjerrin një deklaratë ku thonë se pala ruse i prishi bisedimet."

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, presidenti rus shprehu gatishmërinë për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerët europianë dhe gjithashtu me Ukrainën.

Raundi i fundit i bisedimeve u zhvillua pasi Rusia vendosi t'i japë fund marrëveshjes së tregtisë së lirë më Ukrainën që e privon atë nga politikat lehtësuese në fushën e migracionit, doganave, karantinën dhe investimet.

Nga ana tjetër Bashkimi Europian vendosi t'i zgjasë sanksionet ndaj Rusisë për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes së Minskut. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China