PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëri, inflacioni për 2016-n do të shkojë 2.3%
2015-12-23 09:18:19 CRI Komenti juaj Printoni

Inflacioni mesatar për vitin 2016 pritet të luhatet rreth nivelit 2.3%, deklaroi të hënën Banka e Shqipërisë.

Në deklaratë thuhet se inflacioni parashikohet të ndjekë një tendencë rritëse dhe të kthehet në objektivin e synuar prej 3% rreth fillimit të vitit 2018.

Megjithatë, hendeku negativ i prodhimit dhe çmimet e ulëta në tregjet botërore do të vazhdojnë të jenë të pranishme përgjatë një horizonti kohor afatshkurtër. Efekti rënës i tyre në inflacion do të kompensojë efektin rritës të çmimeve të larta të produkteve ushqimore.

Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, Banka vendosi mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit 1.75%, norma më e ulët në historinë e Shqipërisë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China