Komiteti këshillues i nivelit të lartë u themelua të enjten pranë sekretariatit organizator të Konferencës Botërore të Internetit.
Ngritja e komitetit do t'i shërbejë nxitjes së bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar në sektorin e internetit.
Komiteti këshillues do të ftojë udhëheqës botërorë për t'i dhënë mendime Konferencës Botërore të Internetit për zhvillimin e internetit në Kinë.
Mbledhja e parë e këtij organizmi u mblodh në drejtimin e Jack Ma, president i gjigantit të internetit Alibaba dhe Fadi Chehade, president dhe drejtor ekzekutiv i ICANN.
Sekretariati organizativ i Konferencës Botërore të Internetit ftoi 31 figura udhëheqëse të internetit, sipërmarrës, institucione akademike dhe komunitete teknologjie për mbledhjen e parë të komitetit ndihmës. (Leftion Peristeri)