PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping, përpjekje globale për ruajtjen e sigurisë kibernetike
2015-12-16 16:03:45 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të mërkurën për përpjekje globale për të ruajtur sigurinë kibernetike, gjatë fjalimit në hapje të Konferencës Botërore të Internetit në zhvillohet në qytezën Wuzhen.

"Nuk duhet të kërkojmë hegjemoni kibernetike dhe të ndërhyjmë në çështjet e vendeve të tjera. Nuk duhet të angazhohemi në aktivitete kibernetike të cilat kërcënojnë sigurinë e vendeve të tjera, nga ana tjetër nuk duhet t'i nxisim apo mbështesim këto aktivitete. Është në interesin e të gjithë kombeve për të ruajtur sigurinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e hapësirës kibernetike," tha Xi.

"Siguria kibernetike është një sfidë globale dhe asnjë vend nuk mund të qëndrojë jashtë saj. Është përgjegjësia e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar për të ruajtur sigurinë kibernetike. Të gjithë vendet duhet të përpiqen bashkërisht për të parandaluar abuzimin me teknologjinë e informacionit, të kundërshtojnë përgjimin e rrejtit dhe sulmet kibernetike. Ne gjithashtu duhet të kundërshtojmë garën e armatimeve në hapësirën kibernetike."

"Kina është gati për të punuar me të gjithë vendet për të forcuar dialogun dhe komunikimin, me qëllim që të manaxhojë dhe kontrollojë me efikasitet dallimet dhe nxisë hartimin e rregullave ndërkombëtare mbi hapësirën kibernetike të cilat duhet të pranohen nga të gjitha palët e interesuara. Duhet të hartojmë një konventë ndërkombëtarë për të luftuar terrorizmin kibernetik dhe përmirësojmë sistemin e koordinimit për parandalimin dhe goditjen e krimit në mënyrë që të ruajmë së bashku paqen dhe sigurinë e hapësirës kibernetike," shtoi presidenti i Kinës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China