Kryeministrat e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (O.B. të Shangait) u zotuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal përfshirë nismën e Kinës "Një brez, një rrugë".
Zotimi vjen pas përfundimit të martën, të takimit dyditor në qytetin Zhengzhou të Kinës.
Pas takimit u lëshua një deklaratë ku thuhet se bashkëpunimi i ardhshëm ekonomik do të fokusohet tek infrastruktura dhe investimet në kapacitetin e prodhimit.
Kryeministrat ritheksuan gjithashtu mbështetjen për nismën e Kinës "Një brez, një rrugë", me besimin se ajo do të ndihmojë ekonomitë rajonale dhe mbrojtjen e paqes.
Deklarata e përbashkët ritheksoi gjithashtu risitë teknologjike dhe mundësinë e krijimit të zonave të bashkëpunimit ekonomik.
Kryeministrat miratuan buxhetin e organizatës për vitin 2016 dhe vendosën që takimi i ardhshëm të mbahet në Kirgizistan. (Albana)