Kryeministri kinez Li Keqiang drejtoi më 15 dhjetorë Konferencën e 14-t kryeministrore të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait. Ai propozoi që kjo oraganizatë të fokusohet në tre fusha, siguri, ekonomi dhe kulturë dhe në të njëjtën kohë të krijohen gjashtë platforma bashkëpunimi në prodhim, marrëdhënie reciproke, financa, siguri, tregti rajonale dhe mënyrën e jetesës së njerëzve. Kjo do forcojë miqësinë dhe do të arrijë rezultate të dukshme mes palëve. (Çang Çuo)