Takimi i 14-të i kryeministrave të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (O.B e Shangait) po zhvillohet në Zhengzhou të provincës Henan.
Shefat e qeverive nga vendet anëtare të kësaj organizate do të lëshojnë një deklaratë pas takimit lidhur me bashkëpunimin ekonomik rajonal, duke nënvizuar mbështetjen e strategjive për zhvillimin rajonal, përfshi nismën e propozuar nga Kina "Një brez, një rrugë".
Takimi do të fokusohet tek mënyrat e forcimit të bashkëpunimit industrial mes vendeve anëtare.
"Udhëheqësit e vendeve anëtare të O. B. të Shangait do të jenë të pranishëm sot gjatë nënshkrimit të disa dokumenteve përfshi dhe planin e bashkëpunimit doganor mes vendeve anëtare për vitet 2016-2021. Ky veprim do të lehtësojë ndërlidhjet dhe procesin e zhdoganimit mes vendeve anëtare të O.B. të Shangait, si dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e zbatimit të ligjit, përfshi luftën kundër kontrabandës."
Takimi do të prekë dhe çështjet e sigurisë në rajon.
Gjashtë janë vendet anëtare në O.B. të Shangait - Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgizistani, Taxhikistani and Uzbekistani. (Albana)