PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Taxhikistan, nis marrëveshja dypalëshe SWAP
2015-12-14 10:20:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Taxhikistani nisën marrëveshjen SWAP në Urumqi, kryeqendra e Rajonit Autonom të Xinjiang Uygur-it.

Taxhikistani bëhet vendi i dytë në Azinë Qendrore që arrin marrëveshjen e këtij lloji me Kinën, pas Kazakistanit.

Presidenti i degës së Bankës Popullore të Kinës në Urumqi, Guo Jianwei, beson se marrëveshja do të ndihmojë individët dhe bizneset e të dy vende.

"Marrëveshja SWAP lejon qytetarët e dy vendeve të bëjnë tregti të drejtpërdrejt me monedhat e vendit të tyre pa përdour një monedhë të tretë. Kjo gjë dëshmon dhe prirjen objektive se RMB-ja është kthyer në një monedhë të konvertueshme ndërkombëtare, pas futjes në shportën SDR."

Në shtator, bankat qendrore të Kinës dhe Taxhikistanit nënshkruan marrëveshjen SWAP.

Sipas saj, palët mund të bëjnë transaksione në një monedhë të vetme për shumat ekuivalente me monedhën tjetër. Kjo gjë lehtëson tregtinë dypalëshe dhe siguron mbështetje të likuiditetit në tregjet financiare.

Afati i marrëveshjes së fundit me vlerë 3 miliardë juanë, ose 470 milionë dollarë amerikanë, është trevjeçar dhe mund të zgjatet me dëshirën e të dy vendeve.

Për më tepër, marrëveshja pritet të nxisë tregtinë dhe investimet dhe ruajtjen e stabilitetit financiar në rajon. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China