Nis sot në Zhengzhou të provincës Hënan takimi i 14-të i kryeministrave të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (OBSH), axhenda e të cilit fokusohet tek bashkëpunimi industrial, ndërtimi i infrastrukturës dhe financës.
Zëvendësministri i jashtëm i Kinës Cheng Guoping vlerëson promovimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.
"Gjatë mbledhjes udhëheqësit e pranishëm do të analizojnë mundësitë dhe sfidat në fusha të ndryshme të bashkëpunimit në kuadër të OBSH-së, si dhe do të shkëmbejnë ide për promovimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal. Kryeministri kinez Li Keqiang pritet të ndalet tek situata aktuale në rajon dhe zhvillimi i OBSH-së si dhe tek propozimet për thellimin e bashkëpunimit në këtë organizatë."
Kryeministrat do të promovojnë nismën kineze të "Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit" si dhe atë ruse të "Bashkimit Ekonomik Euroaziatik".
Në takimin dyditor të OBSH-së marrin pjesë kryeministrat e vendeve anëtare të kësaj organizate, udhëheqës nga Afganistani, Bjellorusia, India, vendet e ASEAN-it si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. (Eda Merepeza)