Të shtunën u hodh në Pallatin e Kongreseve në Paris shorti për Kampionatin Europian të vitit 2016 në futboll. Shorti e vendosi ekipin kombëtar shqiptar në Grupin A bashkë me ekipin e vendit organizator, Francës; vendin tjetër ballkanik pjesëmarrës në këto finale, Rumaninë, si edhe Zvicrën, ku luajnë një numër i madh lojtarësh me origjinë shqiptare.
Kuqezinjtë e De Biazit do ta luajnë ndeshjen e parë më 11 qershor në Lens përballë Zvicrës. (Artan Goga)