Pas vizitës në Rumani kryeministri britanik David Cameron u ndal të enjten në Poloni, ku u takua me homologen Beata Szydio. Qëllimi i vizitave të kreut të qeverisë Cameron në Europën Lindore është mbështetja për projektin e reformës britanike për BE-në.
Gjatë takimit me kryeministren polakeSzydio, Cameron u shpreh se Britania dëshiron të qendrojë brenda BE-së, por me kushti që Unioni të zhvillojë reformën. Ai shprehu dëshirën që Polonia dhe Britania të bëjnë përpjekje për reformën mbi të ardhurat e emigrantëve.
Nga ana e saj kryeministrja Szydio tha se Polonia dhe Britania ndajnë të njejtat mendime për shumë çeshtje, por marrëveshja për pakësimin e të ardhurave të emigrantëve cënon parimin e lëvizijes së lirë në BE. (Fang Xiaoyu/Eda Merepeza)