Ministrat e jashtëm të NATO-s vendosën të mërkurën të ftojnë Malin e Zi të bëhet anëtari i 29-të i Aleancës,me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në fillim të vitit 2016. Në një deklaratë për mediat të Aleancës thuhet se sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg e quajti vendimin "historik" dhe " një hap të rëndësishëm për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se dyert e NATO-s janë të hapura, për të plotësuar vizionin europian, të lirë dhe paqësor."
NATO do të vazhdojë të monitorojë përparimin në këto fusha gjatë bisedimeve për anëtarësim dhe procesit të ratifikimit, tha Stoltenberg.
NATO dhe Mali i Zi kanë bashkëpunuar qysh në vitin 2009 në kuadër të Planit të Anëtarësimit. Shefi i NATO-s theksoi se parakusht për anëtarësimin e Malit të Zi përbëjnë reformat në vend, kryesisht sundimi i ligjit, si dhe mbështetja publike për anëtarësimin në NATO. Njoftimi për ftesën për anëtarësim të Malit të Zi në Aleancë u bë qysh në Samitin e NATO-s në Uells, në shtator të vitit 2014.(Eda Merepeza)