PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-SHBA, dialog kundër krimit kibernetik
2015-12-02 10:16:17 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën u zhvillua në Uashington dialogu i nivelit të lartë Kinë-SHBA mbi krimin kibernetik. Dialogu u drejtua nga këshilltari kinez i Shtetit Guo Shengkun, prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Loretta Lynch dhe sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Jeh Johnson.

Guo Shengkun nënvizoi se tani, bashkëpunimi midis Kinës dhe SHBA-së në zbatimin e ligjit të sigurisë kibernetike është futur në një fazë të re dhe palët kanë zgjidhur disa probleme konkrete nëpërmjet bashkëpunimit praktik dhe shkëmbimeve të sinqerta, duke shtuar njohjen dhe besimin e ndërsjelltë.

"Shpresojmë që të dyja palët të punojnë së bashku, për ta shndërruar bashkëpunimin dypalësh të zbatimit të ligjit mbi sigurinë kibernetike në një pikë të re ndriçuese të marrëdhënieve Kinë-SHBA," thotë Guo.

Lynch dhe Johnson u shprehën se SHBA-ja dhe Kina, si dy ekonomitë më të mëdha të botës, kanë interesa të përbashkëta në sigurinë kibernetike. Të dyja palët duhet të shtojnë shkëmbimin e informacionit, të punojnë së bashku kundër krimin kibernetik, përfshi terrorizmin dhe vjedhjen e të dhënave të biznesit online.

Në këtë dialog, palët arritën Parimin Drejtues mbi Krimin Kibernetik, ku vendoset që të krijohet një rrugë komunikimi dhe arrihet unanimitet mbi çështjet e sigurisë së internetit dhe bashkëpunimin anti-terrorist në internet. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China