Pas përfundimit të Takimit të 4-t të Liderëve Kinë-Europë Qendrore e Lindore, ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu iu përgjigj pyetjeve të gazetës shqiptare "Shekulli" mbi rëndësinë e rezultateve të këtij takimi, për çështjet kryesore të bashkëpunimit "16+1", për mundësitë që i paraqiten Shqipërisë në kornizën e këtij bashkëpunimi etj.
Ambasadorja Jiang u shpreh në intervistë se miqësia tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë është e thellë dhe të dy vendet kanë një potencial të madh bashkëpunimi veçanërisht në fushën ekonomiko-tregtare. Shqipëria ndodhet në një fazë kyçe të përshpejtimit të ritmeve të zhvillimit dhe bashkëpunimi "16+1" krijon një platformë të gjerë për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe Shqipërisë. Sipas ambasadores Jiang Yu, të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të krijojnë modele të reja financimi e investimesh, si edhe të shpejtojnë arritjen e përparimeve në projektet e rëndësishme. Kina e Shqipëria gjithashtu duhet të zhvillojnë shkëmbimet kulturore dhe ato mes pushtetit lokal, për t'i dhënë energji të reja marrëdhënieve mes tyre, vuri në dukje ambasadorja Jiang Yu në intervistën e saj për "Shekullin".(Çang Çuo/Artan Goga)