Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, tha se do të dhurojë 99 përqind të aksioneve për bamirësi, aksione që arrijnë në shifrën e 45 miliardë dollarëve amerikanë.
Këto fonde për bamirësi do të menaxhohen nga një organizatë e re, "Nisma Chan Zuckerberg".
Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij janë zotuar se gjatë jetës së tyre do t'i shpenzojnë paratë për bamirësi, investime private dhe nxitjen e reformave të politikave qeveritare.
Ndërkohë, stafi i Facebook-ut bëri të ditur se Zuckerberg ka në plan të japë rreth 1 miliard dollarë çdo vit, për 3 vjet radhazi. (Albana)