PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjiganti kinez fiton tenderin 1,7 mld dollarë për autostradën Mal i Zi – Shqipëri
2015-12-01 10:20:13 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërtuesi i madh kinez "China Pacific Construction Group" ka nënshkruar një marrëveshje prej 1,7 miliardë dollarësh për ndërtimin e autostradës Shqipëri-Mali i Zi, njoftoi agjencia Reuters.

"Ndërtimi i 280 kilometrave rrugë që do të lidhë dy shtetet fqinjë do të nisë në gjysmën e vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018," deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë, Yan Jiehe.

Kompania planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, thotë Yan, ndërsa shton se financimi duhet ende të finalizohet.

Marrëveshja për ndërtimin e autostradës u firmos një ditë pasi grupi tjetër kinez China Railway Group (CRG) fitoi tenderin për ndërtimin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë Beograd-Budapest me vlerë 1,57 mld dollarësh. (Reuters)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China