Përhapja e HIV/AIDS-it në Kinë mbetet ende në nivelin e ulët, por është rritur shumë kalimi i virusit HIV nëpër aktiviteteve seksuale homoseksuale, thuhet në raportin e 30 nëntorit të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës.
Sipas të dhënave zyrtare, të prekurit dhe pacientët e HIV/AIDS-it përbëjnë 0.06% të popullsisë së përgjithshme të Kinës, domethënë në 10 mijë njerëz, gjashtë prej tyre janë të infektuar me HIV.
Deri në fund të tetorit të vitit 2015, 575 mijë personat e prekur nga virusi po marrin trajtim, ndërkohë numri i vdekjeve nga ADIS-i ka arritur në 177 mijë.
Ndër mënyrat e përhapjes së HIV-it, kontaktet heteroseksuale zënë 66.6% ndërsa ato homoseksuale 27.2%; këta të fundit kanë shënuar një rritje të dukshme. (Xu Guang/Leftion Peristeri)